Vllaznia do të presë sonte në orën 13:00 Kukësin, në ndeshjen e javës së 16 të Kategorisë Superiore. Duke parë interesimin e lartë dhe rëndësinë e sfidës, klubi i Vllaznisë ka vendosur të paguajë pjesën e mbetur nga dënimi i Disiplinës, ku një pjesë e tribunave kryesore të “Loro Boriçi-t” ishin të “kyçura”. Kështu, sot do të jenë hapur të gjithë sektorët e stadiumit, për t’i rikthyer Shkodrës atmosferën e zjarrtë sportive.
Njoftimi i KF Vllaznia:
KF Vllaznia bën të ditur se duke parë interesimin e
tifozërisë shkodrane për ndeshjen që do të luhet sot në orën 13.00 ndaj
Kukësit, ka vendosur të rihapë tribunën qendrore të stadiumit “Loro Boriçi”
duke konvertuar me gjobë gjysmën e dënimit të mbetur nga vendimi i Komisionit
të Disiplinës i datës 6 nëntor 2019. Një veprim ky i bazuar në nenin 115 të
Kodit të Disiplinës sportive të FSHF-së dhe për këtë arsye, klubi ka marrë
përsipër pagesën e gjobës për të hequr këtë dënim të mbetur, vetëm e vetëm që
tifozët sot të mos jenë të penalizuar për të mbushur shkallët e stadiumit dhe për
të mbështetur skuadrën tonë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme. Për këtë
arsye, përveç tribunave C, D dhe E, sot do të jenë të hapura edhe tribunat A, B
dhe VIP. Ju bëjmë thirrje që në orën 13.00 të jeni sa më të shumtë në “Loro
Boriçi” në këtë ndeshje të fundit për këtë vit në këtë stadium, duke shpresuar
t’i bëjmë një mbyllje ashtu si duhet atij.
Ju kujtojmë edhe njëherë çmimet e biletave për ndeshjen Vllaznia- Kukësi:
Tribuna C 200 lekë
Tribuna D 300 lekë
Tribuna E 200 lekë (për miqtë)
Tribuna A 500 lekë
Tribuna B 500 lekë
Tribuna VIP 1000 lekë