Komisioni i Disiplinës i Federatës së Futbolli të Kosovës dënoi me një ndeshje pa praninë e tifozëve skuadrën e Gjilanit.
Drejtuesit e klubit kanë reaguar ndaj këtij vendimi duke kërkuar anulimin e menjëhershëm, pasi e cilësojnë atë si tendencioz pa asnjë argument dhe logjike juridike që i përcakton rregullorja e garave.
Ky është reagimi i KF Gjilanit:
“K.F.Gjilani reagon ashpër ndaj dënimit tendencioz dhe të shfrenuar i cili u shqiptua nga “Komisioni Disiplinor” I përbërë nga Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala, kinse për lëshimi e në organizimin e ndeshjes së javës së VIII-të të Vala Superligës se Kosovës në futboll në ndeshjen Gjilani-Llapi.
“Dënimi me zhvillimin e një ndeshje në fushën e vet pa praninë e tifozëve tregon ekstremin dhe tregon se dënimi është shqiptuar pa asnjë argument dhe logjikë juridike që i përcakton rregullorja e garave. Është hera e parë në histori të futbollit kosovarë që një klub dënohet të zhvillojë ndeshjet pa tifoz për shkak të fyerjeve ndaj personave zyrtarë, fyerje të cilat në rregulloren e garave askund nuk e dënojnë një klub në këtë mënyre, pra është hera e parë që ndodhë në futbollin kosovarë dhe kjo tregon më së miri tendencat për ta dëmtuar Gjilanin. Andaj ose ndërrojeni Rregulloren Disiplinore ose tërhqeni këtë vendim skandaloz e mos u bëni turpi i botës.
“Nuk jemi në dijeni nëse anëtarët e komisionit kanë qenë të dehur dhe kanë ngatërruar nenet, apo kanë marrë urdhra nga ndokush për një vendim të tillë ngase dënimi në këtë formë nuk do koment.
“Gjilani për tri javë me radhë përballet me dënime të komisionit të garave, përballet me “gabime” të gjyqtarëve dhe për këtë askush nga federate nuk e ngrit zërin.
“I bëjmë thirrje kryetarit të federatës z,Fadil Vokrri dhe sekretarit të përgjithshëm të sajë z. Eroll Salihu të marrin masa ndaj këtyre vendimeve tendencioze të cilat më së paku i kontribojnë zhvillimit të mirëfilltë të garave dhe të klubeve. Pasi që tani po flasim për UEFA dhe FIFA, në UEFA dhe FIFA ka rregulla edhe për gjyqtarë dhe për komisione dhe jo vetëm për klube.”