Disiplina ka vendosur të dënojë me 1 ndeshje pa tifozë Kukësin pas trazirave të tifozëve verilindorë që sulmuan me gurë tifozët e Partizanit në takiim e fundjavës që kaloi në “Zeqir Ymeri”.
Gjobë 1 milion lekë të vjetra i është vendosur Luftëtarit për sjellje të gabuar të tifozëve.
Dënime ka pasur edhe për skuadrat e Kategorisë së Parë.
VENDOSI:
- KF “Luftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në baze të Nenit 66/1 tëKDS, denohet me 100.000 (njëqind mijë) lekë gjobë.
- Zyrtari i KF “Korabi”, Erion Hamiti, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve tëndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a dhe 20 të KDS, dëme 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke iu ndaluar qëndrimi në stolin e rezervave.
- KF “Kukesi”, per sjellje te gabuar te spektatoreve, ne baze te Nenit 66 te KDS, denohet me 1(nje) ndeshje pa spektatore, bazuar ne nenin 66/1 te KDS. .
- Lojtari i KF “Iliria”, Ledio Doci, per sjellje te keqe ndaj kundershtarit duke e goditur me shkelm, ne baze te Nenit 48/1/e te KDS, denohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i FK “Dinamo”, Igli Allmuca, per proteste ndaj vendimeve te arbitrit, ne baze te Nenit 56/1/a, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Dinamo”, Besmir Arifaj dhe lojtari i KF “Elbasani” Aldo bella, per dhune ndaj njeri – tjetrit, denohet secili me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
- SK “Shkumbini”, per sjellje te gabuar te spektatorve duke hedhur sende brenda rrethimit te fushes se lojes, duke shkaktuar akte dhune ndaj zyrtareve te ndeshjes, ne baze te Nenit 66/3/d, sanksionohet me ndalimin e zhvillimit te ndeshjes ne stadiumin perkates per te pakten 8 ndeshje.
- Rrezimin e kerkeses se lojtarit te KF “Butrinit” Gelbert Koshi, per faljen e pjeses se mbetur te denimit si e pambeshtetur ne Kodin e Disiplines Sportive.
- Fillimin e hetimit disiplinor lidhur me ndeshjet e vlefshme per U17 dhe U19 midis KF Laci vs KF Kukes. Ngarkohet sekretariati teknik per te mbledhur prova dhe raporte mbi ndeshjen.
- Pranimin e kerkeses së KF “Korabi”. Pezullimin e pikës 8 të Vendimit Nr.16 date 11.05.2016 te Komisionit te Disiplines, duke lejuar KF Korabi, qe te zhvilloje ndeshjet si pritës me tifoze. Në rast përseritje te cfarë do incidenti, pa përjashtuar vendimet e tjera eventuale, fillon ekzekutimi i vendimit të pezulluar.
- Pranimin e kerkeses se lojtareve Polizoi Arbri, Artan Sakaj dhe Franc Veliu. Detyrohet FK Flamurtari te ekzekutoje vendimet perkatese te DHKZK brenda nje afati 30 ditor, duke nisur nga data e shpalljes se vendimit. Paralajmerohet FK Flmaurtari, se me kalimin e afatit 30 ditor, do te merren masat perkatese ne baze te Kodit te Disiplines Sportive: Zbritje e pikeve nga klasifikimi.