Prej kohësh është trumbetuar me të madhe mënyra se si Komisioni i Disiplinës dënon klubet e Superiores për shkak të sjelljeve të tifozëve. Dënimi kolektiv ka boshatisur shkallët e stadiumit dhe ditë pas dite, bukuria e sportit më të bukur në botë po venitet.
Megjithatë situata është krejt ndryshe në futbollin e moshave, teksa shohim një pasqyrë krej tjetër. Në Kamëz, sot u zhvilluan ndeshjet për seleksionimin e lojtarëve të Kombëtareve të moshave.
Shkallët modeste të qendrës stërvitore ishin të mbushura nga prindër, të cilët bënin tifozllëk për fëmijët e tyre. E ndoshta me të drejtë… Aty numri i tyre mund të vijë në rritje, pasi ky organ i drejtësisë sportive s’mund të veprojë… /Newsport.al/