Dionis Senjo, djaloshi gjeni shpallet kampion i Shqipërisë në shah për moshën 10-vjeçare.
Në kampionatin e shahut të mbajtur këto ditë, djaloshi që është bërë i njohur për publikun shqiptar për inteligjencën e tij ka arritur të mposht bashkëmoshatarët e tij dhe ka dalë në vendin e parë.
Kur ishte vetëm 5 vjeç, Dionis Senjo iu nenshtruar testit IQ tek një qendër e çertifikuar dhe rezultatet ishin mahnitëse duke kapur shifrën 99.9! Ai u pranua në Mensa-s organzita ndërkombëtare e gjenive krijuar ne vitin 1946 ne Oxford.
Ditën e sotme, Dionisi do të marrë edhe medaljen e vendit të parë në kampionatin e shahut dhe ceremonia do të mbahet në orën 18:00 në shkollën Kosova.