Teuta ka arritur të fitojë me rezultatin 4-0 kundër Besës, ndeshje e vlefshme si miqësore. Ky takim ka startuar në orën 13:00, ndërsa në fund të 90 minutave kanë qenë të besuarit e Edi Martinit të cilët kanë triumfuar përballë lojtarëve të Gugash Maganit.
Golat për “Djemtë e Detit” janë shënuar nga Lorenco Vila që ka gjetur rrugën e rrjetës në minutat 28 dhe 42, ndërsa me nisjen e pjesës së dytë, ka qenë Emiliano Vila që trefishuar rezultatin. Paraqitje pozitive edhe për sulmuesin e ardhur në këtë merkato dimri, Colubali që ka realizuar golin e parë me fanelën durrsake përmes një 11 metërshi.