Dinamo është pranë rikthimit në Superligë. 18 herë kampionët e vendit nësë fitojnë ndaj Vorës do jenë zyrtarisht në elitën e futbollit shqiptar. I ftuar në emisionin “Zona Gol”, ish-lojtari i Dinamos, Erjon Xhafa është shprehur i lumtur për rikthimin e ish skuadrës në Superligë.
“Kam një histori familiar me Dinamon pasi babai dhe xhaxhai im janë aktivizuar me këtë fanellë. Kam luajtur që në moshën 8 vjeçare me Dinamon dhe debutova në moshën 17 vjeçare e më pas kam dal kampion në 2010.
Dinamo ka bërë një punë të mirë me një buxhet jo të ekzagjëruar dhe me lojtarë eskpertertë të Kategorisë së Parë. Ishte një stratregji e goditur dhe është një punë e mirë e bërë nga presidenca italiane dhe administratori Barushi”.