Askush nuk e priste një fillim kampionati kaq të dobët për Dinamon. Ekipi duket sikur ka humbur ”të ruan” dhe e vetmja gjë që mund të bëjë është të numërojë humbjet dhe të lutet të mos pësojë shumë.
Dinamo gjendet në vendin e fundit të grupit A, më kategorinë e parë, me një pikë të grumbulluar. Mbrojtja ”fut ujë”, ka pësuar plot 18 gola. Sulmi është krjetësisiht inekzistent, me vetëm 1 gol të shënuar. Drejtuesit e dinë mirë, se ndërhyrja në merkato ështe e detyrueshme. Më keq se kaq, për një klub me emër në futbollin Shqiptar nuk mund të shkonte.