Romeo Harizaj është lojtari më i ri i skuadrës së Dinamos. Portieri i njohur ka arritur akordin me kryeqytetasit për t’u bërë pjesë e tyre në edicionin e ri futbollistik.
Lajmi bëhet me dije nga klubi i Dinamos që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar njofton se drejtuesit dinamovitë kanë gjetur gjuhën e përbashkët me ata të Apolonisë. Në lajmërimin për mediet thuhej:
“Romeo Harizaj përforcon kuadratin dinamovit.
Futboll Klub Dinamo ka arritur marrëveshjen me Apoloninë për transferimin e portierit Romeo Harizaj në kryeqytet. 22-vjeçari ka spikatur sezonin e fundit në Superiore, duke siguruar edhe një ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë”.