Në moshën 59 vjeçare ndërroi jetë sot deputeti, ish kryeministri dhe ish kandidati për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino. Të shumtë kanë qënë ata që kanë shprehur ngushëllimet, teksa një gjë të tillë së fundmi ka bërë edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka.
Duka, me anë të një postimi në rrjetet sociale vlerëson kontributin e dhënë nga ai teksa thotë se ka qënë një dashamirës i madh i futbollit. Kujtojmë që Duka dhe Bashkim Fino kanë qënë rival me njëri tjetrin për të qënë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, në zgjedhjet e shkurtit 2018.
Postimi:
Lamtumirë i dashur Bashkim! Përtej trishtimit, që sjell çdo humbje, lajmi për largimin nga jeta të politikanit dhe njeriut publik Bashkim Fino, më ka sjelle hidhërim të veçantë. Ai përpos kontributeve të veçanta dhe të vlerësuara në politikë, ka qënë një dashamires i veçantë i futbollit. Një personazh i veçantë i politikës, që gjithmone nuk ka munguar të jetë i pranishëm në stadium apo për të dhënë kontributin e tij për të mirën e kësaj loje të mrekullueshme. Në këtë moment të vështirë për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Lamtumirë Bashkim, lamtumirë mik, familjar dhe dashamirës i madh i futbollit !