Ergin Firat është drejtori sportiv i Vllaznisë që po punon maksimalisht me këtë skuadër për ta ngritur në elitë. Synimi i tij nuk është vetëm të privatizojë klubin, por të fillojë një “erë” e re nga e cila shkodranët do të kenë mundësi të pasurojnë financat përmes shitjes së talenteve.
Në një intervistë për RTSH, Firat ka treguar se si Prandeli i kishte ofruar mundësinë për të qenë ndihmës e tij. Në vitin 2004, italiani mori drejtimin e Gallatasarait, skuadër me të cilën mund të ishte bërë pjesë edhe Ferat.
“Është e vërtetë. E dini, në jetë duhet marrë disa vendime të rëndësishme dhe unë thashë me vete që nuk dua të punoj më si ndihmëstrajner. Është një detyrë që lidhet ekskluzivisht me vendimet e dikujt tjetër.
Unë nuk e kam problem të refuzoj, por dua të theksoj gjithashtu se në atë kohë te Gallatasaraj kishte shumë presion për këtë çështje. Kjo pasi unë kisha qenë trajner i Fenerbahçes dhe kjo mund të sillte probleme. Kjo ishte një tjetër arsye që m’u desh ta refuzoja atë ofertë nga Prandeli”, deklaroi ndër të tjera ai.