Diego Simeone ka shfrytëzuar ditët e pushimit në kampionatin spanjoll për të pushuar në Itali.
Ditën e djeshme, trajneri i Atletiko Madrid është parë në Milano, ndërsa siç raportojnë mediat italiane, i pyetur nëse do të jetë në të ardhmen trajneri i ri i Interit, Simeone është përgjigjur shkurt: “Nuk e di”.
Një përgjigje që lë padyshim të hapur pistën që argjentinasit të drejtojë një ditë klubin italian ku ka luajtur në të kaluarën e tij.