Bruno Deliu është përjashtuar për jetë nga basketbolli. Ky është vendimi i Komisionit të Disiplinës për lojtarin e Tiranës. Para disa minutash organi i drejtësisë sportive të lojës së koshit ka vendosur që shtatlarti bardheblu të mos shkelë kurrë më në parket si lojtar.
Një vendim drastik ky pas ngjarjes së rëndë ku Deliu goditi me grushta gjyqtarin Jurgen Muho në sfidën kundër Teutës. Basketbollisti i Tiranës i tradhëtuar nga nervat dhuroi mbrëmjen e së shtunës një ngjarje të turpshme duke dhunuar arbitrin ndërkombëtar të basketbollit.