Në lidhje me ngjarjen e shëmtuar të dhunimit të arbitrit Eldorian Hamiti në sfidën e së dielës Kamza-Laçi 1-1, Policia e Shtetit po vazhdon kërkimet për katër personat që goditën fizikisht gjyqtarin 36-vjeçar nga Lezha. Megjithatë, kur kanë kaluar gati 2 ditë nga ngjarja skandaloze në stadiumin e Kamzës, media “Pamfleti” zbuloi se Prokuroria e Tiranës akoma nul ka nisur procedurën hetimore ndaj presidentit të Kamzës Naim Qarri, Drejtorit Sportiv Andi Matraxhiu, shefit të klubit Albert Bana dhe tifozit me iniciale E.Gj. dhe për më tepër, nuk ka grumbulluar materialet filmike pas përfundimit të takimit ku goditet barbarisht Hamiti.
Opinioni publik sportiv është në pritje të nisjes së seancës së parë gjyqësore, por ajo që habit është se organi i akuzës nuk ka nisur akoma punën për zbardhjen e së vërtetës dhe dënimin e agresorëve.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.