Skënderbeu ka nisur përgatitje për ndeshjen e radhës që do të luajn përballë Kukësit në transfertë. Pas humbjes në shtëpi ndaj Teutës në kampin korçarë kërkojn kthesën që në ndeshjen e radhës për të mos tu larguar më shumë nga Partizani kryesues. Diferenca deri më tani është 4 pikë dhe një humbje tjetër do ti largonte korçarët edhe më shumë nga kreu.
Pas mungesës së sulmuesit Blerim Krasniqi, trajneri Shehi rrezikon të humbas dhe shërbimet e mesfushorit Gjergji Muzaka i cili doli nga fusha i dëmtuar në sfidën ndaj Teutës. Një problem që e ka shoqëruar lojtarin gjatë këtij sezoni. Një lajm aspak i mirë pasi Muzaka është një nga pikat kyçe të kësaj skuadre dhe mungesa e tij në një ndeshje kaq të rëndësishme do të ishte një humbje e madhe për Skëndërbeun. Stafi mjekësor ka nisur menjëherë nga puna për rikuperimin e lojtarit dhe shpresojn që ta kenë të gatshëm për këtë takim.