Teuta do të luaj ditën e nesërme sfidën e radhës në kampionat ndaj Kamzës në shtëpi. Ndeshje e cila do të startojë në orën 17:00 në stadiumin ”Niko Dovana”, në Durrës. Për këtë takim trajneri Shkëmbi do të ketë dy mungesa sulmuesi Tomislav Bushiç dhe Uendi Vecaj.
Bushiç ka pësuar një dëmtim në ndeshjen ndaj Tiranës dhe nuk do të jetë as këtë javë i gatshëm për trajneri Shkëmbi. Ndërsa shkodrai Vecaj është dëmtuar në seancat stërvitore dhe të dy lojtarët nuk janë grrumbulluar për sfidën ndaj Kamzës.