Kur pritej vetëm zyrtarimi i tij te Lazio, operacioni që dërgon Igli Taren te Alberto Moreno ka marrë një kthesë të papritur.
Sipas “Sport” në garë për mbrojtësin e Liverpool është futur edhe Barcelona, e cila e shikon spanjollin si zëvendësuesin ideal të Jordi Albas. Edhe pse ky i fundit nuk është në shitje, katalanasit kanë nisur të marrin masa kundrejt një dëmtimi potencial të tij dhe Moreno duket se është ai i duhuri.
Kontrata drejt skadencës me klubin anglez e detyron Barcelonën që të insistojë akoma më tepër për 26 vjeçarin, por më parë duhet të fitojë duelin me Lazion. Bardhekaltërit thuhet se kanë arritur akordin me futbollistin, që ka një marrëdhënie të mirë me mesfushorin e kryeqytetasve, Lucas Leiva.
Gjithsesi, kjo marrëdhënien nuk mund t’i shërbejë Lazios për të marrë në “Olimpico” mbrojtësin, me Moreno që po tundohet së tepërmi nga Barcelona.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.