Do të luhen ditën e sotme dy ndeshjet e fundit të javës së dytë të “Abissnet Superiore”. Tirana dhe Kukësi zbresin në fushë dhe do të luajnë në shtëpi përballë Egnatias dhe Kastriotit. Dy ndeshje të lehta në letër për bardheblutë dhe Kukësin që kanë për “detyrë” të fitojnë ndeshjet e tyre.
Pas fitores së parë ndaj Skëndebeut, Tirana luan sërish në “Selman Stermasi” dhe përballë do të ketë skuadrën që drejtohet nga Magani. Egnatia e nisi sezonin me humbjen pasi u mposht nga Kukësi. Ndeshja do të luhet në orën 13:45 me dy ekipet që do të kërkojnë të marrin maksimumin.
Sfida tjetër do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 16:45. Verlindorët do të kërkojnë fitoren e dytë radhazi dhe sfidojnë Kastriotin që u mund nga Dinamo në ndeshjen e parë. Fitorja për Kukësin është “detyrim” duke parë që janë favorit në letër. Ky takim do të mbyll edhe javën e dytë të Superligës.