Real Madrid dështoi në këtë merkato vere të bënte goditjen e madhe për të zbutur disi imazhin e krijuar pas largimit të portugezit Ronaldo. “Galaktikët” gjithsesi arritën të siguronin të paktën shërbimet e portierit Thibo Kurtua, pavarësisht se kjo nuk mbyll boshllëqet në sulm.
Për këtë duket se presidenti Fiorentino Perez po përgatit një mega-ofertë për “yllin” e rivalëve të qytetit, Atletico Madrid. Plot 200 milionë euro do të serviren për Antuan Griezman në merkaton e ardhshme, duke tunduar me gjasë jo pak francezin.
Kujtojmë se në këtë merkato që sapo u mbyll kampioni i botës me “gjelat” refuzoi të largohej nga Madridi pavarësisht këmbënguljes së Barcelonës, por ndoshta një lëvizje brenda për brenda kryeqytetit spanjoll nuk do ishte aq e refuzueshme për të.