Kukësi deri më tani në kampionat ka arritur të bëjë mirë, pasi renditet në vendin e dytë me 34 pikë, vetëm 3 më pak se Partizani kryesues. Megjithatë, në merkaton e verës, verilindorët patën shumë afrime në skuadër, por që siç duket nuk rezultuan ashtu sikurse priteshin dhe si pasojë kjo ka bërë që tashmë në janar të ketë një “eksod” tek nënkampionaët ë vendit.
Deri më tani janë larguar 5 lojtarë. Harba, Spehar, Zguro, Ture dhe Shkodra, të cilët nuk patën shumë vend në formacionin e Armando Cungut. Mirëpo, presidenti Safet Gjici kërkon që me çdo kusht në fund të sezonit të fitohet kampionati dhe ka afruar në skuadër dy afrime shumë cilësore, sikurse është Eduard Rroca dhe sulmuesi Vasil Shkurtaj, të dy ish-lojtarë të Luftëtarit.