Valon Et’hemi nuk është më lojtar i Lokomotivs së Zagrebit. Aventura e djaloshit në Kroaci është mbyllur pa nisur mirë, teksa palët nuk kanë rënë dakord për një pikë në kontratë edhe pse lojtari iu bashkua kroatëve.
Ish-mbrojtësi i Kukësit tanimë mbetet sërish lojtar I lirë dhe është në negociata për të firmosur me Istanbluspor në ligën e parë turke. Në këtë ekip luajnë edhe Eduart Rroca e Kristal Abazaj, që në javët e para kanë treguar cilësitë e tyre. Pritet që edhe Et’hemi të bashkohet me shokët e vjetër duke mos pasur asnjë surprizë si me Lokomotivën e Zagrebit.