Ish-tekniku i Italisë Giampiero Ventura nuk ka asnjë nostalgji për kohën kur drejtoi Italinë në vitet 2016-2017. Në një intervistë për radion RMC Sport, ish-trajneri i Torinos “ka shfryrë” ndaj përfaqësueses së Italisë dhe se nuk do ta marrë kurë në jetën e tij drejtimin e “azureve”
“Pas humbjes me Spanjën, diccka e paimagjinueshme ndodhim një mijë gabime nga ana ime. Nuk e kuptuva se ccfarë po ndodhte. Nuk do ta pranoj kurrë atë ofertë ndonjëherë. E kuptova që nuk ishte puna ime. Kam nevojë për kontakt të përditshëm me lojtarët. Fat mbarë Mancinit, që ka lojtarë që mund të bëhen bërthama e ekipit kombëtar. Asnjë intar për përfaqësuesen, por për atë që mund të bëhesha dhe që nuk isha dot”, deklaron sipas “Tuttosport” Ventura.
Ventura dështoi në të kualifikonte Italinë në Botërorin e Rusisë të këtij viti, diccka që nuk ndodhte për 60 vjet.