Emri i ish-drejtorit sportiv të Juventusit dhe ish-këshilltarit të Partizanit Luciano Moggi do të jetë gjithmonë e lidhur me skandalin “Calciopoli”. Ish-zv/prokurori i çështjes më të bujshme të fiksimit të ndeshjeve në historië e futbollit Ettore Licheri rrëfeu se si e njohu Moggin dhe për komunikimet midis tij dhe abitrave italianë, ku pretendon se përdoreshin numra shqiptarë.
“Njohja me Moggin: E kam takuar Moggin disa herë. Njëherë, ishim në Cagliari dhe konsumuam mish derri Sardenje. Ishte një person interesant.
Përgjimet e telefonateve:Është një fakt objektiv. Arbitrat mbanin karta telefoni të dedikuara dhe komunikonin me trajnerët. Edhe pse nuk mendoj se ishin numra zviceranë, mendoj se ishin numra shqiptarë.
Ndërhyrja e Moggit:Kjo ishte akuaza, kishte shumë telefonata që linin të kuptoje se ai ndërhynte në vendime për zgjedhjen e arbitrave. Ai kishte shumë kontakte me njerëz që vendosnin arbitra të pëlqyeshëm për Juventusin. Më pas pati skualifikime.
37 tituj të fituar nga Juventusi:Në mos gaboj, ai titull është hequr. Sinqerisht, nuk e di të vërtetën e titujve. ‘Calciopoli’ ishte pasqyra e asaj çfarë ndodhte në atë kohë”, u shpreh për “calcioneës” ish-zyrtari i akuzës në Federatën Italiane të Futbollit Ettor Licheri.
Moggi erdhi si ndihmës i presidentit të Partizanit Gazmend Demi në verën e 2017 dhe solli trajnerin Mark Iuliano në krye të pankinës së të kuqve. Nën drejtimin e tyre, Partizani regjistroi rezultate zhgënjyese, gjë që solli më pas largimin e dy italianëve.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.