Eden Hazard foli në një konferencë për shtyp pas ndeshjeve me Kombëtaren belge dhe u përqëndrua në aventurën e tij me Real Madrid dhe EURO 2020. Hazard nuk e ka nisur mirë me Real Madrid teksa nuk është ambjentuar plotësisht, ndërkohë nga ana tjetër me Kombëtaren është lojtari më I mirë I skuadrës.
“Pas 3-4 muajsh që luaj bashkë me Benzema mund të them se ai është sulmuesi më I mirë në botë. Përveçse një futbollist I shkëlqyer ai është një njeri I mirë me të gjithë ata që e rrethojnë. Për mua çdo gjë do vijë duke u përmirësuar, pasi dhe vetë tashmë e shikoj më mirë veten në Madri”, tha Hazard.
Për EURO 2020:
“Nëse duam të rritemi duhet të zhvillojmë lojëra të ndryshme të ekipit në fushë. Sipas mendimit tim ne jemi ndër ekipet favorite për të fituar EURO 2020 sëbashku me Francën, Anglinë, Spanjën dhe Italinë”, u shpreh Hazard.