Derbi Tirana-Partizani është zhvendosur në rrjetet sociale. Siç duket rivaliteti mes dy skuadrave të kryeqytetit vazhdon edhe pse kampionati është ndalur prej më shumë se një muaj për shkak të pandemisë së covid-19.
Në fillim ishte Tirana që publikoi fitoren në derbin e fundit, ndërsa Partizani u kundërpërgjigjë ditën e djeshme me golat e shënuar në minutat e fundit.
Tashmë bardheblutë janë përgjigjur sërish me golat e dy derbeve të fundit, por edhe një të sezoneve të kaluara. “Deri në frymën e fundit, jo për barazim, por për fitore”, shkruan Tirana në dixhiturën e videos së postuar.