Tirana ka fituar 1-2 me Kastriotin në stadiumin e Kamzës. Bardheblutë e Orges Shehit kanë marrë fitoren e tretë radhazi këtë sezon, teksa nuk e kanë bërë më herët në 23 javët e zhvilluara. 90 minutëshi i sotëm ka qenë i luftuar, me pjesën e parë që është vendosur nga goli i Seferit me penallti.
Megjithë rastet e vendasve, ka qenë një perlë e Hoxhallarit në të 58 minutë nga goditja e dënimit që ka çuar shifrat në 0-2. De Silva ka rihapur gjithçka në të 66 me një aksion model, teksa në fund tri pikët i kanë buzëqeshur bardhebluve. Kampionët e Shqipërisë mbajnë vendin e pestë me 35 pikë, ndërsa krutanët gjenden në vendin e shtatë me 28 pikë pas 23 javëve.
Pas ndeshjes, për Gol pas Goli trajneri I Tiranës, Orges Shehi tha:
“Vend për vërejtje në sulm për Seferin? Pas një ndeshje, edhe pse s’ka vend për t’u korrigjuar; sa I përket Seferit ai krijon shumë, hap hapësira, ka thellësi dhe prodhon shumë, ndaj më vjen mirë që shënoi. Për atë si individ jam I kënaqur.
Tre fitore radhazi? Të bëjnë mirë për besimin te skuadra, në kalsifikim dhe ndeshjen e radhës. Bathën e kemi jashtë, e kemi lënë në stol që kapiteni të ishte aty me ne. Najdovski, Torassa, Danso dhe Calenë jo 100 përqind, ndaj ishte e vështirë me këto mungesa.
Protagonistë mbrojtësit dhe jo sulmuesit? Sa i përket golave, është e vështirë kur mungojnë kaq lojtarë dhe ne duhet të krijojmë manovra. Kam përshtypjen që jam I kënaqur me këtë shpërndarje golash. Jam I kënaqur me lojtarët.
Prag derbi, avantazh që e njihni punën e Dajës? Është e rëndësishme për ne dhe kundërshtarin. Njohja me Dajën mund të ndikojë paksa, sepse lojtarët janë në maksimumin e tyre dhe nuk do ndikojnë trajnerët. I kam thënë lojtarëve që të kënaqen sot, të relaksohen dhe më pas të mendojmë me qetësi për ndeshjen derbi.
Lëvizje surprizë në derbi? Qëkur marr skuadrën, veç Ilionit janë aktivizuar të gjithë. Do përgatisim ndeshjen me lojtarët që janë më në formë, unë mendoj se kjo ndeshje do qetësi dhe impenjim. Me kthimin e lojtarëve do jemi më të plotë.
Momentet e fundit kishim frikë dhe bëmë detyrime të detyruara prej kalendarit çdo tre ditë. Ismajlgeci dhe Hoxhallari patën shqetësim, Çelhakën e ndërrova për ta mbrojtur dhe atyre dëmtimeve që kishim mos I shtohen të tjera”, tha Shehi.