Karabak dhe Ansi Agolli rimarrin kreun në kampionatin azerbajxhanas, ku sot ka fituar ndaj skuadrës së Gerhard Prognit me rezultatin 2-0. Përballja mes Karabakut dhe Ziras është vendosur nga dygolëshi i Armiguliev në minutat 20 dhe 37.
Karabaku pas katër javëve rimerr kreun me 12 pikë, ndërsa Agolli rikthehet pas një muaji të luajë në kampionat, pasi ka munguar për shkak të aktivizimit me kombëtaren dhe në Europa League me skuadrën e tij.
Sa i përket Prognit, ky i fundit ka shënuar 2 gola në pesë javët e fundit të kampionatit, ndërsa skuadra e tij ka vetëm 6 pikë.