Ditën e sotme janë luajtur ndeshjet e Ligës së Parë në Rumani, ku nuk munguan edhe përballjet midis shqiptarëve. Azdren Llullaku e ka nisur ndeshjen si titullar në sfidën Kalarasi-Astra e mbyllur me shifrat 1-2 dhe u zëvëndësua në minutën e 91-të duke bërë një parqitje pozitive. Një mesazh për trajnerin Panucci që prej kohësh nuk fton mesfushorin në kombëtare. Në ndeshjen tjetër midis Botosanit dhe Poli Iasi ishte një “derbi” shqiptarësh.
Kamer Qaka përballë Enriko Papës sfidë e cila përfundoj me fitoren e Poli Iasi me shifrat 1-2 në transfertë. Të dy lojtarët e nisën ndeshjen si tituallarë, Papa u zëvëndësua në minutën e 56′ ndërsa Qaka ka luajtur gjatë gjithë sfidës. Sa i përket renditjes Astra e Llullakut renditet në vendin e 7-të me 24 pikë, Poli Iasi në vendin e 9-të me 21 pikë ndërsa Botosani në vendin e 10-të me 20 pikë.