Dy futbollistët e Shqipërisë Ledian Memushaj dhe mbrojtësi i Cosenzas Kastriot Dermaku u përballën sot në fushë si kundërshtarë në takimin e vlefshëm për javën e 28-ë të Serisë B në Itali.
Takimi përfundoi nën shifrat 1-1, ku Memushaj ishte protagonist në takim falë asistit të dhuruar për Scognamiglio, i cili shënoi golin e barazimit në minutën e 58-ë, 4 minuta pasi Cosenza kaloi e para në avantazh.
Barazimi i prish punë Pescarës në garën për të siguruar pjesëmarrjen në Serinë A vitin e ardhshëm, ndërsa pika e marrë e ndihmon të sigurojë qëndrimin në rangun e dytë të futbollit italian.
Memushaj do të bashkohet me Shqipërinë të hënën dhe me formën e mirë të treguar këtë sezon (10 asiste në 27 ndeshje) konfirmon Panuccin se “motorri” i Kombëtares do të funksionojë më së mirë në dy sfidat e para të fushatës kualifikuese drejet Europianit të 2020-ës kundër Turqisë dhe Andorrës.
Ndërsa, qendërmbrojtësi 27-vjeçar Dermaku nuk është grumbulluar nga tekniku italian në ndeshjet e para të Shqipërisë për vitin 2019.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.