Të dielën pasditë në orën 16:30 në stadiumin e Tetovës do të luhet derbi i shqiptarëve në Maqedoni. Shkupi udhëton për t’u përballur me Shkëndijën në një takim që pritet të prodhoj shumë tension jo vetëm në fushë por edhe në tribuna. Pak muaj më parë, kur Shkëndija luante në Shkup në përfundim të ndeshjes ka patur një përplasje fizike mes tifozerisë së Shkupit (Shvercerat) dhe tifozëve të Tetovës (Ballistat). Disa video të publikuara i bënë të dy qytetet të shfrynin shumë inat, ofendime dhe kërcënime pafund në internet në atë periudhë. Të dielën kjo ndeshje i rikthen sërish këto dy tifozeri përballë njëra-tjetrës. Edhe pse janë shqiptarë në Maqedoni, sërish marrëdhëniet mes dy palëve nuk kanë qenë asnjëherë vëllazëzore. Mbetet për t’u shpresuar që nuk do të ketë incidente. Shvercerat kanë lajmëruar që do të udhëtojnë masivisht drejt Tetovës ndërkohë që Ballistët për momentin janë të fokusuar tek ndeshja e Play Offit në Europa League që Shkëndija do të luaj sot në Belgjikë përballë Gentit.
Incidentet e muajit prill në stadiumin e Shkupit mes dy tifozerive