Tashmë jemi zyrtarisht në javën e derbit. Partizani pret Tiranën në “Selman Stermasi”, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të Superligës.
Në këtë 90 minutësh nuk ka asnjë rëndësi se kush është më lartë ose më posthë në tabelën e renditjes, sepse derbi mbetet gjithmonë një derbi dhe 90 minuta në fushën e lojës janë një emocion i veçantë.
Në takimin e parë mes këtyre skuadrave e fitoi Partizani me rezultatin e ngushtë 1-0. Trajneri Skënder Gega përara kësaj sfide, duket se ka një lojtar më shumë në ekip. Bëhet fjalë për Rubin Hebajn, i cili me Shpresat ka treguar një tjetër nivel. Ka treguar se është i gatshëm, vendimtar me performancën e tij.
Gega në fillim të sezonit i ka dhënë shumë besim, duke e aktivizuar që nga minuta e parë, e më pas prej disa ndeshjesh ka vendosur që të ndërrojë taktike, duke e ulur lojtarin në stol, mirëpo golat e tij me Kombëtaren, ritmi i lojës nën këmbët e tij, mund të bëjë trajnerin që të besoj përsëri tek ai, dhe padyshim që në derbi të jetë në fushën e lojës që nga minuta e parë. Të shohim.