Partizani-Tirana do të luhet ditën e diel në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Ky takim pritet të ndiqet nga një numër i madh tifozësh të cilët do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit. Ditën e djeshme kanë dalë në treg biletat për këtë supersfidë, ku çmimi i tyre nuk është i lirë, por i justifikueshëm për një takim derbi. Nëse shiten të gjithë biletat e dala në treg, të kuqtë, si skuadër pritëse do të arrijnë të mbushin arkat me rreth 40 milionë lekë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.