Tifogrupi “Plisat” me anë të një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale kanë shkruar në lidhje me ndeshjen mes Dritës dhe Gjilanit që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Sipas tifozëve, nuk është faji i Prishtinës që këto skuadra i kanë stadiumet sikur të jenë fusha patatesh.
“Kryetari Agim Ademi paska marre vendim qe ndeshja Drita – Gjilani te luhet ne stadiumin e Prishtines!
Stadiumi i Prishtines, sipas Agim Ademit, mund te shnderrohet ne prone e cila leshohet per kedo qe deshiron te luaje ne fushe te mire!
Nuk eshte faji i Prishtines qe qytetet tjera i kane stadiumet sikur ara patatesh.
Stadiumi i Prishtines eshte vetem per ndeshjet e Prishtines dhe Kosoves dhe asnje ekip tjeter nuk duhet te lejohet qe te vije ketu sepse pasojat po i bartim gjithmone vetem ne.
Poashtu, i bejme apel kryetarit te Komunes se Prishtines, Shpend Ahmetit, qe komuna se bashku me klubin e futbollit Prishtina, ta marrin ne menaxhim stadiumin e Prishtines e te mos mbetet ne meshire te dallavereve e manipulimeve te FFK-se!