Do të luhet nesër në kompleksin “Skënder Halili”, në orën 12:00 ndeshja që do të përcaktoj njërën nga dy finalistet për titull. Rikthehet Tirana – Partizani, derbi që do të vendosi ekipin e vëndit të dytë në grupin A, për kampionatin e 19-vjeçarëve.
Aktualisht ky pozicion mbahet nga të kuqtë, të cilëve nesër do t’i mjaftoj vetëm një barazim për të mos lejuar Tiranën t’i parakaloj.
Kjo ndeshje do të vlej si një finale dhe duke i shtuar dozat e rivalitetit që prodhon ky derbi, pritet të ngjallë shumë interes në “Skënder Halili”.
Dy vëndet e para në grupin A dhe dy të parat e grupit B shkojnë në “Play-Off”, aty ku më pas do të garohet për titullin kampion U-19.