Dashuria për ekipin e zemrës krijon ndarje dhe brenda familjes. Për të mësuar se çfarë përjetimi prodhon një derbi futbolli midis dy vëllezërve, “Supersport” ka shkuar në Kashar për të takuar dy vëllezërit Muharrem dhe Nexhmi Hajdari, të cilët bëjnë tifo për dy ngjyrat e ndyshme të Tiranës dhe Partizanit. Ata rrëfejnë se asnjëherë nuk lënë mënjanë marrëdhënien familjare për hir të dashurisë së skuadrës së zemrës, por nuk harrojnë të “provokojnë” njëri-tjetrin se kush do ta fitojë derbin e radhës.
” Jam munduar ta bëjë me Tiranën, po e ka kokën. Po e kam rregulluar me fëmijët e vëllait të vogël. I kam bërë të gjithë me Tiranën. Jo asnjëherë s’jemi bërë për të marrë policinë. Më mirë rrimë si burra. Jemi vëllezër. Në fushë jemi kundërshtarë, jo armiq. Më mirë merremi vesh, po jo të vijë Policia. Po për të vajtur bashkë do vemi, për t’u kthyer po u mundëm, ikim veç e veç”, deklaron vëllai I madh.
“Po u bëra me Partizanin nga ngjyra, shoqëria. Do fitojmë ne. Më keqja që ndodh pas ndeshjes, nuk vij në shtëpi,po humbi njëri nga ne. Kur s’do të shkojë në shtëpi rri në lokal dhe vete unë ta marr me të mira”, rrëfen vëllai i vogël Nexhmiu.
Vëllezërit Hajdari