Kategoria e Parë ka rezervuar sot një ndeshje speciale. Në “Roza Haxhiu” do të zhvillohet derbi mes Lushnjës dhe Apolonisë duke nisur nga ora 17:30. Dueli vjen në kuadër të fazës play-out për ngjitjen në Kategorinë Superiore, me miqtë që janë pesë pikë më shumë se të besuarit e Ilir Gjylës.
Për këtë duel kanë reaguar edhe tifozët lushnjarë, që shpresojnë të luhet pastër në fushë dhe që ndeshja mos vendoset nga “Peshqit e Mëdhenj”. Ka qenë takimi i përpara pak javëve mes këtyre dy skuadrave, aty kua Apolonia fitoi 3-1 mes kontensimesh nga Lusnja, kur trajneri Gjyla do bënte deklaratën për favorizime ndaj fierakëve. “Peshku i madhe ha të voglin”, thoshte mes të tjerash Gjyla në një deklaratë epike. Për Lusnjën mungojnë sot Canka, Baze e Mezini të pezulluar për shkak kartonash. Fierakët vijnë më të plotë, ndërsa bëhet thirrje për fair-play dhe drejtësi në fushë.