Dita e 10 e ndeshjeve të basketbollit në Superligën e meshkujve ka rezervuar një duel mjaft interesant, me Tiranën dhe Partizanin që do të përplasen sot në orën 19:00. Ndeshja e programuar për të enjten në “Fahrie Hoti”, u shty për një gabim teknik dhe tanimë organizatorët kanë ndërruar vendndodhjen e zhvillimit të takimit.
Derbi do të zhvillohet sot, por jo më në “Fahrie Hoti”. Për t’i paraprirë ndonjë surprize të papritur, sfida e basketbollit është zhvendosur në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, duke nisur nga ora 19:00.