Partizani U19 ia ka dalë të marrë një fitore të rëndësishme 2-0 në derbi ndaj Tiranës, në takimin e vlefshëm për kampionatin. Në Mezez, gjithçka u vështirësua për bardheblutë në pjesën e parë, pasi mbetën me një lojtar më pak.
Në të dytën, të kuqtë do kishin tërësisht frenat e lojës, duke arritur kështu te një triumf që vlen më shumë sesa 3 pikë. Pritshmëritë për këtë edicion janë të mëdha për të dyja skuadrat e kryeqytetit, me kampionatin që është i gjatë.