Dënimi i ardhur sot për klubin e Skënderbeut ku përjashtohet për 10 vite nga Kupat e Europës si dhe detyrohet të paguajë plot 1 milionë euro gjobë, ka tronditur themelet e futbollit shqiptar. Tashmë korçarët duhet të apelojnë vendimin dhe nëse mbetet sërish i njëjtë, atëherë janë të detyruar t’i drejtohen CAS-i.
Po kush është ky Komision që dënoi sot korçarët? Ky është një organ që vepron si i pavaruar pranë UEFA-s. Kujtojmë që i njëjti Komision dënoi kuqezinjtë për ndeshjen me Serbinë, por që në fund ishte CAS-i që e ndryshoi vendimin në favorin tonë. Për të mirë të futbollit shqiptar , urojmë që e njëjta gjë të ndodhë edhe për Skënderbeun.