Komisioni i Etikës ka shtyrë vendimin për Skënderbeun më datë 8 qershor.
Ky komision do të marrë në shqyrtim dosjen e dërguar nga UEFA më 25 prill me ndeshjet e dyshuara si të trukuara nga Skënderbeu.
Në fakt, sezonin e shkuar, korçarët morën një dënim administrativ nga UEFA, duke mos u përfaqësuar në kupat e Europës.
Në muajin prill, FSHF përmes strukturave të saj i kërkoi UEFA-s t’i dërgonte materialin e përgatitur me ndeshet ku Skënderbeu dyshohet se mund t’i ketë trukuar.
Janë rreth 50 ndeshje, ku Skënderbeu dyshohet për manipulim rezultatesh, kryesisht të kampionatit shqiptar.
Por, fakti që ende nuk është vërtetuar asnjë ndeshje e vetme që Skënderbeu ka trukuar, ka bërë që edhe Komisioni i Etikë të marrë kohë për të shqyrtuar dosjen e dërguar nga UEFA dhe për të marrë më pas një vendim përfundimtar nëse do ta rrëzojë apo jo Skënderbeun.