Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Disiplinës për të dhënë verdiktet për javën e 3-të të Katëgorisë Superiore të luajtur këtë fundjavë. Përveç Vllaznisë që është dënuar me katër ndeshje pezullim për shkak të sjelljeve të tifozëve, një tjetër që e ka pësuar është edhe Olsi Teqja.
Këtë herë jo në fushën e lojës, por jashtë saj. I ftuar në emsionin “Rubrika Sportive”, në RTSH, qendërmbrojtësi i Kukësit analizoi barazimin ndaj Laçit si dhe komentoi se arbitri i ndeshjes u ndryshua para fillimit të takimit.
“U ndryshua arbitri para ndeshjes duhet të ishte Andi Koçi dhe ne prisnim atë. Por sduhet të merremi më arbitrat që tani, pasi e dimë që mund të bëhen faktor kryesor”, deklaroi Olsi Teqja gjatë emisionit.
Vendimi i Disiplinës kundër interesave të FSHF-së:
Lojtari i KF “Kukësi”, Olsi Teqja, për publikimin e deklaratave kundër interesave të FSHF, në bazë të Nenit 10/1/d. të Statutit të FSHF dhe Nenit 18 të KDS, dënohet me pezullim nga 2 (dy) ndeshje prej aktivitetet futbollistike.
Newsport.al kontakoi me lojtarin për të marrë një mendim lidhur më këtë dënim, por mbrojtësi preferoi të mos komentonte dënimin, ndoshta i druhet një tjetër dënim dhe ka preferuar të mos e komentojë. Një gjë e tillë ndodh për herë të parë në futbollin shqiptar, ku protagonistët e futbollit dënohem për deklaratat në emisionet sportive dhe jo në fushën e lojës.