Manuel Neur tremb Bayernin. Portieri është dëmtuar në transfertën e djeshme ndaj Dusseldorf (1-4) dhe do të jetë jashtë fushave të lojës për 2 javë, raporton “Goal.com”.
Kjo mund t’i kushtojë edhe kampionatin bavarezëve, të cilkët janë 64 pikë, kurse Borussia Dortmund është në ndjekje me 63 pikë.
Gjithsesi mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë deri në fund.