Shkodran Mustafi është dëmtuar në ndeshjen e fundit ndaj Stoke City. Shqiptari që luan për Gjermaninë ka lënë fushën e lojës gjatë ndeshjes dhe Ëenger ka bërë me dije se ai do mungojë të paktën 3 javë. Mustafi po kalonte një moment të mirë te Arsenal ku edhe ishte titullar i padiskutueshëm.
Trajneri gjithashtu në formë batute ka thënë: “Mustafi mund t’i festojë Krishtlindjet i gëzuar pa luajtur”. Ndoshta francezi nuk e di se lojtari i tij është një mysliman i devotshëm dhe nuk i feston Krishtlindjet, megjithatë tregon atmosferën pozitiv në kampin e Topçinjve.