Nuk ka debutuar ende me skuadrën e tij të re në Serie A, sepse u dëmtua pak ditë para ndeshjes së parë të kampionatit, duke humbur dhe aktivizimin me kuqezinjtë në miqësoren kundër Marokut dhe ndeshjen zyrtare kundër Maqedonisë.
Arlind Ajeti pritet që të rekuperojë gjurin e këmbës së djathtë, për të cilin po vijojnë seancat e njëpasnjëshme të terapisë. Siç shihet në foto, ai është duke e mbajtur të fashuar dhe me borsë akulli, duke treguar se riaftësimi i tij është duke ardhur në kohë.