Partizani luan me Saburtalo në turin e parë të Conference League. “Demat” e zhvillojnë ndeshjen e parë në 7 korrik në transfertën gjeorgjiane, me trajnerin Mehmeti që nuk do ketë gati për këtë duel portierin Hoxha.
Albani vuan një problem fizik dhe prej 5 ditësh nuk stërvitet me klubin. Gardianit i ka skaduar kontrata me të kuqtë, me palët që kanë gjetur akordin edhe për një sezon.
Ende pa kontratë zyrtare dhe me probleme fizike, trajneri nuk do ketë shtyllën e skuadrës në transfertë. Kujtojmë se Hoxha prej nëntë vitesh është pjesë e skuadrës.