Emanuele Ndoj mbetet i rëndësishëm për Brescian. Ky sezon në Serie A është paksa i çuditshëm, duke parë edhe minutat e luajtura në fushë. Por, ka një gjë që mund t’a quanim negative: Ndoj në asnjë ndeshje nuk ka luajtur për 90 minuta. Ajo që ka ndikuar kanë qëën edhe dëmtimet e shpeshta, që e kanë lënë jashtë formës. Kjo është e veçanta e këtij sezoni, ndryshe nga të tjerët ku futbollisti shqiptar kishte në këmbë plot 90 minuta.
Objektivi mbijetesë mbetet i vështirë për Brescian e Ndoj-it, që endet në vendet e fundit të tabelës. Ajo që duhet thënë është se nuk ëshët i gjithë faji te ai, pasi problemet në klubin italian janë shumë më të mëdha sesa një lojtar. Kemi hyrë në një fazë delikate dhe momenti i Emanuele Ndoj mund të vij. Ajo që nuk diskutohet është cilësia e futbollistit shqiptar.