Lucas Paqueta nuk do jetë sot në takimin që Milan do zhvillojë me Parmën (19.30). Mesfushori ka ndjerë dhimbje në gju dhe Pioli ka preferuar të mos rrezikojë. Dje në konferencën për shtyp tekniku u shpreh se situaat do shqyrtohet moment pas momenti, por sot ëshë marrë vendimi përfundimtar.
Kjo është një mungesë e madhe, duke marrë parasysh se zgjedhjet në atë repart janë të kufizuara. 22 vjeçari Paqueta ka zhvilluar 23 paraqitje në kampionat, ndërsa vetëm 3 në Kupën e Italisë. Milan kërkon një vend që të çon në Europa League. Fillimisht, objektiv ishte Champions League por gjërat nuk shkuan siç duhet.