Xavi Hernandez deklaroi pak ditë më para se ky është sezoni i tij i fundit si lojtarë. Mesfushori spanjoll deklaroi tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur dhe u shpreh se do të nis shumë shpejt karrierën e tij si trajnerë. Tashmë skuadrat e para kanë nisur të lëvizin për të kontaktuar me Xavi.
Në Spanjë, është Betis skuadra e parë e interesuar për ta patur në pankinë sezonin e ri spanjollin. Tashmë ngelet për t’u parë se cila do jetë zgjedhja e Xavit, nëse do të pranojë apo jo Betisin, pasi dihet dëshira e lojtarit mbetet Barcelona.