Deri pak javë më parë tekniku holandez, Frank De Boer ka qenë trajneri i Interit, por menjëherë pas shkarkimit për mungesë rezultatesh, ky i fundit ka sulmuar klubin zikaltër.
Me deklaratën e tij, ai ka hequr fajin nga vetja dhe ka sulmuar lojtarët si të paaftë në fushë edhe pse në letra ata mund të vlejnë shumë.
Ish-tekniku holandez i zikaltërve, ka treguar dhe njëherë mungesën e bashkëpunimit me drejtuesit e klubi, që sipas tij kanë ushtruar presion para zhvillimi të çdo takimi.
“Tek Interi provova shpesh herë të vija luaja me skemën 4-3-3, duke përforcuar sulmin, por asnjëherë nuk eci, pasi duhet të kishe nën kontroll dhe mbrojtjen, element ky që u mungonte lojtarëve gjatë kohë që unë drejtoja ekipin”, ka thënë ndër të tjera ish-trajneri i Interit, Frank De Boer.