Lorik Cana është gati të rikthehet te Olimpiku i Marsejës.
Në një prononcim për kanalin francez “BeinSports”, ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi ka pohuar edhe një herë se e ka për zemër skuadrën ku kaloi 4 vite të karrierës së tij, 2004-2009.
“Nuk e harroj Marsejën. Në fakt është një skuadër që nuk harrohet lehtë nga askush që provuar të luajë aty. Jam gati të rikthehem, edhe pse jo më si lojtar, por në një tjetër pozicion. Nuk ka rëndësi nëse do jem si drejtues i klubit apo si pjesë e stafit teknik. Thjesht, rikthimi te Marseja do të ishte kënaqësi për mua”, u shpreh Lorik Cana.